Sipas të dhënave nga anketa e fuqisë punëtore, në vitin 2022, nga gjithsej 294.400 banorë aktiv të punës, madje 85% ishin të punësuar (251.200 persona), njoftoi kryeministri Dritan Abazoviq.
Siç tha ai në Twitter, ky është punësimi më i lartë në Mal të Zi ndonjëherë.
“Numri i të punësuarve në krahasim me vitin paraprak është rritur me gati një të pestën (18,2%), që do të thotë se jemi në rrugën e duhur për rimëkëmbjen e plotë të tregut malazez të punës dhe rrjedhimisht edhe ekonomisë sonë. Mali i Zi është në rrugën e duhur”, ka përfunduar Abazoviq.