ABAZOVIQ: PUNONI PROFESIONALISHT DHE NË INTERES TË SHTETIT TË MALIT TË ZI

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq dhe Ndihmës Drejtori i Drejtorisë së Policisë Dejan Knezheviq vizituan ambientet e Sektorit për Luftën kundër Krimit të organizuar. Ata u takuan me shefat e disa departamenteve dhe punonjësve në atë sektor, për të parë kushtet dhe pajisjet e punonjësve në atë sektor. Me atë rast, Abazoviq tha “gjithçka që kërkohet nga ju është të punoni profesionalisht dhe në interes të shtetit të Malit të Zi”. Duke folur për rëndësinë e sektorit për luftën kundër krimit, Abazoviq falënderoi për kontributin që zyrtarët e këtij sektori japin në luftën e përgjithshme të shtetit me krimin e organizuar, duke theksuar sakrificën që ata bëjnë çdo ditë duke zgjidhur raste më komplekse në terren të krimit të organizuar. Duke vërejtur se pas punëtorëve shëndetësorë, ky sektor i administratës publike vuan presionin më të madh në vend, Abazoviq theksoi se rezultatet e punës së këtij sektori janë në përputhje me përparimin në procesin e negociatave me BE në lidhje me Kapitujt 23 dhe 24.

SHARE