STOLTENBERG: JEMI DUKE KËRKUAR NJË MËNYRË PËR TË NDIHMUAR MALIN E ZI

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kur u pyet nga RTMZ nëse Aleanca do të konsideronte kërkesën e Malit të Zi për ndihmë, tha se disa vende anëtare të NATO-s kishin pranuar kërkesa për ndihmë në luftën kundër virusit, i cili do të koordinohet përmes Qendrës së Reagimit të Krizave të NATO-s. Stolteberg tha që NATO tashmë ka siguruar disa nga aftësitë e saj për të ndihmuar njëri-tjetrin.

“Ne do të diskutojmë se çfarë mund të bëjmë më shumë në mbledhjen e nesërme të ministrave të jashtëm. Unë pres që të bien dakord se si të ndihmojmë më shumë, si të ndihmojmë më shpejt,” tha Stoltenberg në një videokonferencë.

I pyetur nga RTMZ se si NATO do të luftojë kundër dezinformatave të zakonshme gjatë krizës së koronavirusit, Stoltenberg tha se “përgjigjja më e mirë ndaj gënjeshtrave është e vërteta, dhe përgjigja më e mirë ndaj propagandës janë faktet”.

“Kjo është ajo që ne bëjmë. NATO është një organizatë e hapur, transparente dhe ne jemi transparentë për atë që bëjmë me partnerët dhe anëtarët tanë, gjithashtu në lidhje me Covid 19. Faktet janë përgjigjja më e mirë, dhe media e lirë janë mënyra më e mirë për të luftuar propagandën,” tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

SHARE