FAMILJA E PARË NGA UKRAINA ËSHTË PARAQITUR NË KRYQIN E KUQ NË BUDVA

Kryqi i Kuq i Malit të Zi  nuk pret një fluks të madh refugjatësh nga Ukraina, edhe pse një numër i vogël familjesh tashmë janë në vendin tonë, tha Sekretarja e Përgjithshme e Kryqit te kuq Jellena Dubak. Ajo ka bërë të ditur se familja e parë nga Ukraina ka kontaktuar me Kryqin e Kuq në Budva, se gruaja është në muajin e tetë të shtatzënisë, dhe kanë edhe një fëmijë gjashtëvjeçar. Në territorin e Malit të Zi tashmë ka një numër familjesh ukrainase. Mali i Zi duhet të lëshojë një pjesë të kapaciteteve akomoduese në shumicën e kompanive shtetërore të hoteleve, si Riviera e Budvës dhe Ulqinit dhe Instituti Simo Millosheviq, për refugjatët nga Ukraina, tha Lëvizja Qytetare URA.

SHARE