GJUKANOVIQ: MALI I ZI NUK DUHET TË LEJOJË QË DISKRIMINIMI TË MBETET PA PËRGJIGJE

Dita e Tolerancës Zero për Diskriminimin kujton dhe paralajmëron unitetin në mbrojtje kundër diskriminimit dhe promovimin e të drejtës së çdo individi për të jetuar me dinjitet, pavarësisht nga ndonjë karakteristikë ose bindje personale, tha Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq. “Fatkeqësisht, në vitin 2021, ne jemi duke parë një rritje të gjuhës së urrejtjes, intolerancës kombëtare, etnike, trajtimit abuziv dhe poshtërimit të grave, miratimit të ligjeve diskriminuese. Vlerat dhe pasuria më e lartë e shoqërisë malazeze po poshtërohen – bashkëjetesa në larmi dhe respekt reciprok,” shkroi Gjukanoviq në Twitter. Ai theksoi se Mali i Zi nuk do dhe nuk duhet të lejojë që diskriminimi, megjithë hapat e rëndësishëm në fushën legjislative, të jetë subjekt i heshtjes sistematike, abuzimit ideologjik dhe politik, siç deklaroi ai, pa një përgjigje adekuate.

SHARE