Nesër mbahet seanca e dytë e Kuvendit të Komunës së Tuzit, komunë në kuadër të Kryeqytetit, ku në rend të ditës janë: Propozim vendimi mbi verifikimin e Vendimit mbi financimin e përkohshëm të komunës në kuadër të Kryeqytetit-Tuz, për periudhën janar-mars 2018, Propozim vendimi mbi themelimin e trupave punues të Kuvendit të komunës në kuadër të Kryeqytetit-Tuz, Propozim vendim mbi vula dhe Propozim vendimi mbi zgjedhjen e Kryetarit të komunës së Tuzit, komunë në kuadër të Kryeqytetit.
Lidhur me zgjedhjen e Kryetarit të Komunës, siç kumtuan më parë nga Partia Demokratike e Socialistëve, Abedin Axhoviq do të jetë kandidati i vetëm i kësaj part, për kryetar të Komunës së Tuzit, komunë në kuadër të Kryeqytetit.
Pushteti në Tuz do të udhëhiqet nga Partia Demokratike e Socialistëve me 14 këshilltarë, Partia Boshnjake me 3 këshilltarë, Unioni Demokratik i Shqiptarëve me dy këshilltarë dhe Social Demokratët me një këshilltarë.