QYTETARËT E BALLKANIT PERËNDIMOR DO LËVIZIN VETËM ME KARTËN E ID NË SHQIPËRI

Qytetarëve të Ballkanit Perëndimor do u duhet vetëm një kartë idetieti për të lëvizur në Shqipëri. Lajmin e mirë e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Kjo VKM, vjen pas marrëveshjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në Procesin e Berlinit, ku të gjithë qytetarët do mund të qarkullojnë lirshëm në Shqipëri vetëm me mjetin e identifikimit. “Lëvizje e lirë të shtetasve në Ballkan vetëm në me dokument identiteti. Qeveria shqiptare e miraton. Me hyrjen në fuqi të gjithë shtetasit e BP mund të qarkullojnë lirshëm në Shqipëri vetëm më kartë identiteti”- tha ministri Çuçi. Më tej, Çuçi theksoi se do të ketë një tast forcë në bashkëpunim me rendin e Maqedonisë së Veriut. Kjo VKM pritet të ratifikohet në parlament, nënvizoi ai. Ky bashkëpunim do të lidhet me krimin e organizuar që lidhet me të dyja vendet. “Marrëveshjen e shkruar me Maqedoninë për krijimin e task foracve. Duhet ët ratifikohet në parlament, task forca që do adresojnë çështje të caktuar që lidhen me krimin e organizuar që lidhen me të dyja vendet.”- tha Çuçi. Kujtojmë se marrëveshja për lëvizjen e lirë, parashikojnë lëvizjen e lirë me karta identiteti të personave ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, njohjen e diplomave universitare dhe njohjen e kualifikimeve për tre profesione: mjekët, dentistët dhe arkitektët. Falë marrëveshjes së nënshkruar më 3 nëntor të diplomuarit nuk do të kenë nevojë të paguajnë më tarifa prej 200 deri 500 euro për njohjen reciproke të diplomave.

SHARE