Kosi – Si Ndikon për të Luftuar të Ftohurën

Përballja me të ftohurën është e vështirë në çdo stinë.

Disa nga aleatët më të mirë të sistemit imunitar janë vitaminat, mineralet dhe probiotikët.

Një nga ushqimet më të pasura me probiotikë është kosi, i cili sipas ekspertëve është ideal për të luftuar të ftohurën.

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se probiotikët ofrojnë përfitime të forta në zbutjen e simptomave dhe shkurtimin e kohëzgjatjes së të ftohurës.

A Mjafton Kosi Për Të Luftuar Të Ftohurën?

Te kosi gjenden dy nga llojet më mirëbërëse të baktereve.

Këto baktere janë të shëndetshme për të gjithë organizmin, gjë që e bën kosin një aleat të njeriut jo vetëm gjatë të ftohurës.

AgroWeb.org ju këshillon se bakteret janë më efikase te kosi i bërë vetë në shtëpi.

Ekspertët thonë se kosi është padyshim i mirë kundër të ftohurës për vetë faktin se përmban edhe zink.

Ky mineral jo vetëm që forcon imunitetin por edhe shkurton kohëzgjatjen e simptomave të të ftohurës.

Sidoqoftë, sasia e nevojshme e zinkut për të mundur sëmundjen është të paktën 75 miligramë.

Studime të tjera kanë treguar se kur gratë konsumojnë kos çdo ditë për 9 javë, kanë më pak inflamacion në organizëm.

E ftohura në vetvete është një reagim inflamator ndaj bakterit.

Sipas ekspertëve, kosi është një ushqim fantastik për t’u konsumuar gjatë të ftohurës dhe jo vetëm.

Ai gjithashtu përmban vitaminë D dhe kalçium që së bashku me zinkun dhe probiotikët ofrojnë ushqyes të rëndësishëm.

Megjithatë, e ftohura nuk largohet vetëm duke ngrënë kos.

Kosi funksionon kryesisht në kombinim me një regjim të shëndetshëm ushqimor.

Kosi është i butë dhe i lëngshëm ndaj mund të konsumohet lehtë në rastet e acarimit të fytit apo bllokimit të hundëve.

Por ekspertët nënvizojnë që njerëzit e prekur nga e ftohura nuk duhet t’i mbajnë shpresat tek kosi si terapia kryesore kundër sëmundjes

Konsulta me mjekun është kryesorja, bashkë me ushqimin e shëndetshëm./AgroWeb.org

SHARE