ISHP: 313 RASTE TË REJA, 6 VIKTIMA

Në Malin e Zi, gjashtë persona kanë vdekur nga pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit dhe 313 raste të reja të infeksionit janë konfirmuar, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). “Numri i përgjithshëm i analizave të kryera pas rezultateve të djeshme dhe deri në mesnatë, si në laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik dhe laboratorë të tjerë publik dhe privatë që merren me diagnozën e infeksionit të ri të koronavirusit, është 876,” theksojnë nga ISHP. Pacientët e vdekur ishin nga Podgorica (2), Nikshiqi, Herceg Novi, Tivari dhe Kotori, nga të cilët më i riu ishte 74 vjeç dhe i moshuari 80 vjeç. Numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me infeksionin Covid-19 që nga fillimi i pandemisë është 811. Deri në orën 15:00, u raportua shërimi i 464 pacientëve. “Duke marrë parasysh të gjitha rastet e zbuluara rishtas, si dhe numrin e të rikuperuarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktive Covid-19 në Mal të Zi është 7,245,” thuhet në deklaratë.

SHARE