22 INSPEKTORË PO VËZHGOJNË ZBATIMIN E PROGRAMIT „EVROPA TANI 2“

Kontrollin e punëdhënësve në të gjitha komunat për respektimin e përllogaritjes së pagave sipas programit „Evropa Tani 2“ po e bëjnë 22 inspektorë, njoftoi Ministria e Punës, Punësimit dhe Dialogut Social.

“Deri më tani kontrollet janë kryer sipas detyrës zyrtare në territorin e të gjitha komunave. Inspektorët kontrollojnë nëse punonjësve u paguhet paga minimale e përcaktuar me Ligjin e Punës, si dhe nëse ulja e kontributeve në sigurimet e detyrueshme shoqërore është në kurriz të punonjësit, punëdhënësi i ka paguar punonjësëve si pjesë e pagës së tyre (kjo pjesë e kontrollit i referohet personave të cilët para aplikimit të programit „Evropa Tani 2“ tashmë kanë marrë fitime mbi 600 euro, pra 800 euro). Aktualisht në punën e kryerjes së mbikëqyrjes inspektuese janë të angazhuar 22 inspektorë”, kanë thënë nga Ministria e Punës, Punësimit dhe Dialogut Social.

Nëse punëdhënësi nuk i respekton këto masa, inspektorët, sipas Ligjit për Mbikëqyrjen Inspektore, mund të shqiptojnë gjoba nga 500 deri në 5 mijë euro deri në ekzekutim.

SHARE