GJUKANOVIQ: NE MUND TË LUFTOJMË PANDEMINË VETËM GLOBALISHT

Nuk mund të flasim për rimëkëmbjen shëndetësore dhe ekonomike nëse nuk ka qasje të paanshme ndaj vaksinave të sigurta, cilësore dhe efektive, terapisë dhe diagnostikimit për të gjithë – njëlloj dhe pa përjashtim, tha Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq në Forumin e Parisit. Duke folur në Forum, ai tha se vitet mbas nesh është një pandemi me pasoja të shumta dhe të frikshme. “Ne kemi mësuar se mund t’u përgjigjemi me sukses sfidave globale pikërisht në atë mënyrë – globalisht,” tha ai. Forcimi i multilateralizmit dhe bashkëpunimit janë, siç tha ai, një nevojë urgjente për të kapërcyer pabarazitë që vuri në dukje mizorisht pandemia. “Pjesëmarrja aktive e institucioneve financiare ndërkombëtare, duke ndihmuar vendet në zhvillim të përmbushin kërkesat për imunizimin, forcimin e sistemeve shëndetësore dhe infrastrukturës, mund të na ndihmojë të përballemi më shpejt me pasojat dhe të fokusohemi në të ardhmen,” tha ai. Një e ardhme e qëndrueshme, siç thekson Gjukanoviq, kërkon një themel të fortë që ne të ndërtojmë mbi parimet e globalizimit të drejtë, respektimit të të drejtave të njeriut, qëndrimit të përgjegjshëm ndaj mjedisit dhe gatishmërisë për politika që shumë shpesh kërkojnë ambicie dhe mbi kapacitetet tona aktuale. “I takon udhëheqësve të inkurajojnë dhe mbështesin politika të tilla ambicioze, për të cilat Forumi i Paqes në Paris jep një kontribut të fortë,” tha Gjukanoviq.

SHARE