Foto: Boris Pejović
Kryeministri Millojko Spajiq do t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve më 30 tetor, në një seancë të veçantë të Kuvendit, e cila do t’i kushtohet “orës së kryeministrit”.
Nga Kuvendi është bërë e ditur se afati për dorëzimin e pyetjeve për kryeministrin është më së voni 72 orë para seancës.
Në rendin e ditës të kësaj seance janë edhe pyetjet e deputetëve për ministrat.
Seanca e veçantë e Kuvendit është caktuar të fillojë në ora 12:00.










