Foto: Shutterstock
Familjet në Mal të Zi, në shtator të vitit 2024, kanë konsumuar 106,421,463 kWh (kilovat/orë) energji elektrike, që është 31 për qind më pak në krahasim me konsumin në muajin gusht, ndërsa krahasuar me shtatorin 2023 është konsumuar 6,42 për qind më shumë energji, njoftoi Elektroekonomia e Malit të Zi (EEMZ).
Elektroekonomia e Malit të Zi thekson se fatura mesatare e shtatorit për energjinë elektrike për familjet në Mal të Zi (nëse përjashtohen pikat matëse të palexuara në ndërtesat që nuk janë të banuara përgjithmonë) arrin në 29.32 euro.
Për amvisëritë në Mojkovc, fatura mesatare për muajin paraprak është 19,93 euro, ndërsa konsumi më i lartë është shënuar në Ulqin, ku fatura mesatare është 39,40 euro.
“67.6 për qind e familjeve do të marrin një faturë deri në 30 euro, nga 30 në 50 euro, 18.4 për qind e konsumatorëve, nga 50 në 100 euro, 11.3 për qind e konsumatorëve, ndërsa 2.7 për qind e konsumatorëve të energjisë elektrike në Mal të Zi do të marrin një faturë mbi 100 euro”, thuhet në njoftim.
Zbritja është llogaritur për 214,031 konsumatorë, pra 53.89 për qind të familjeve në Mal të Zi.









