Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq duke folur në një konferencë për media tha se Qeveria sot po fillon tenderin për projektimin ideor të unazës rreth Podgoricës.
“Dhe unazës në autostradën që shkon rreth Smokovcit, nga pika ku fillon autostrada e cila do të lidhë korridorin që shkon drejtë veriut, me korridorin që shkon në perëndim, respektivisht me rrugën e shpejtë e cila është në plan drejt Nikshiqit,“ tha Spajiq.
Ai ka theksuar se në këtë mënyrë do të lehtësohet qarkullimi përmes Podgoricës.
“Projekti do të duhej të kushtojë 180-200 milionë euro, ndërsa gjatësia e rrugës është më shumë se 10 kilometra”, tha ai.