ZJARR NË ULLISHTËN E VALDANOSIT

Të marten një zjarr i madh shpërtheu në Ullishten në drejtim të Valdanosit, në komunën e Ulqinit, ku jan; djegur shumë ullinj, kurse tre aeroplanë të Drejtorisë për Situata të Emergjencës të Ministrisë së Brendshme mbërritën për të ndihmuar zjarrfikësit e Ulqinit për të shuar zjarrin, shkruan Ulqini Online. Dëmi është mjaft i madh. Siç mësohet nga njëri prej drejtuesit shoqatës së ullishtarëve Arben Elezaga nga një post të tij, bëhet fjalë për djegie të ullinjëve shumë të vjetër. ”U banë hi e pluhun minimum 300 vjet ullinj te moçëm”, shkruan Elezaaga. Drejtoria për Situata Emergjente e Ministrisë së Brendshme të MZ,  apelon që qytetarët të jenë përgjegjës duke respektuar rekomandimet e shërbimeve dhe organeve kompetente për ndalimin e zjarreve të hapura, në mënyrë që ta mbyllim këtë sezon me sa më pak pasoja dhe dëme. Para dy viteve, me 26 shtator, një zjarr i madh kishte shpërthyer në Bashbylyk ku numri i ullinjëve të shkrumuar ishte mbi 1000. Atëbotë ishte shkaktuar një situatë tejet të rëndë dhe tensionuese tek të gjithë qytetarët e Ulqinit e posaçërisht tek pronarët e ullishtës shumëvjeçare nga e cila kanë pasur egzistencën sociale me vite dhe gjenerata të tëra.

SHARE