NË PJESËN MË TË MADHE TË MALIT TË ZI TEMPERATURA TROPIKALE, DO TË KALOJË 40 GRADË

Foto: Ilustrim

Sipas paralajmërimit nga Instituti për Hidrometeorologji dhe Sizmologji, në ditët në vijim në rajonin e Ballkanit do të mbizotërojë mot shumë i nxehtë, me temperatura që në disa zona do të kalojnë 40 gradë Celsius.

Konkretisht, në fushën e Zetës dhe Bjellopavliqëve priten temperaturat më ekstreme për shkak të ndikimit të një masë ajrore të nxehtë nga Afrika veriore dhe veriperëndimore.

Instituti për Hidrometeorologji dhe Sizmologji paralajmëron se kjo valë e të nxehtit do të zgjasë edhe gjatë javës së ardhshme, sipas të dhënave aktuale.

Përveç vështirësive në përditshmëri, nxehtësia e madhe rrit ndjeshëm rrezikun e zjarreve.

Prandaj qytetarët këshillohen të ndjekin masat mbrojtëse të njohura dhe të respektojnë këshillat e mjekëve, për të shmangur problemet shëndetësore që lidhen me temperaturat ekstreme.

SHARE