RAPORTI GRECO: TË RRITET NUMRI I TË PUNËSUARVE NË APK, DHE TË SIGUROHEN PROCEDURA TË PAVARURA PUNËSIMI

Në Mal të Zi është e nevojshme të ndërmerren hapa vendimtar për të siguruar procedura të pavarura punësimi të bazuara në merita për stafin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, si dhe të rritet numri i të punësuarve në APK, thuhet në raportin e Grupit të Shteteve të Këshillit të Evropës për luftën kundër korrupsionit (GRECO).  

Në raportin e tij të vlerësimit, GRECO i bëri 22 rekomandime Malit të Zi.

Mali i Zi ka përmbushur në mënyrë të kënaqshme tre nga 22 rekomandimet e renditura në Raport në raundin e pestë të vlerësimit.

Nga 19 rekomandimet e mbetura, 11 janë përmbushur pjesërisht, ndërsa 8 nuk janë përmbushur.

Siç theksohet, në lidhje me personat në pozitat më të larta ekzekutive, megjithëse janë duke u zhvilluar iniciativa të rëndësishme legjislative dhe të tjera, progresi i deritanishëm ka qenë shumë i kufizuar.

GRECO thekson se rregullat për imunitetin e dhënë anëtarëve të Qeverisë mbeten për t’u rishikuar në mënyrë që të përjashtohen në mënyrë eksplicite të gjitha aktet kriminale korruptive.

GRECO konstaton se do të duhet të bëhet përparim i mëtejshëm në 18 muajt e ardhshëm.

SHARE