Përgatitja e Biftekut Special

Bifteku është një ndër gatimet më të preferuara të shqiptarëve.

Në raste festash apo gëzimesh familajre apo edhe gjatë fundjavave ku amvisat kanë më shumë kohë t’i dedikohen gatimit bifteku mbetet ndër recetat më fantastike që përgatitet në shtëpi.

Por shpesh amvisat hasin vështirësi në përgatitjen e saktë të tij. Herë del i thatë, e herë i papjekur mirë ndaj dhe përgatitja ideale e tij mbetet hera pas here një sfidë në kuzhinë.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë një mënyrë fantastike të përgatitjes së biftekut të butë e plot shije në shtëpi.

Përgatitja e Biftekut të Shtëpisë

Përbërësit

(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

1 kg mish viçi të freskët për biftek

vaj ulliri

Kripë

Piper i zi i bluar

Lëngu i një kokrre limoni

Përgatitja

AgroWeb.org ju mëson se rregulli i parë i përgatitjes së një bifteku të mirë është tharja e tij përmes një letre kuzhine nga lëngjet e veta dhe lëreni të qendrojë në temperaturë ambjenti për të paktën 1 orë para se të nisni ta gatuani.

Së pari, parangrohni furrën në temperaturë maksimale.

Në vijim, në një tas shtoni vaj ulliri dhe lëngun e limonit.

Përzjeheni masën përmes një luge të vogël dhe lëreni për 30 minuta.

Më pas me këtë masë marinoni mishin, kriposeni dhe hidhini edhe piperin e zi pluhur.

Mishin për biftek mund ta përgatisni në dy mënyra, duke e prerë në fileto para se ta gatuani ose duke e pjekur të plotë e të paprerë për ta ndarë në fileto pas pjekjes.

Në të dyja mënyrat procesi i gatimit është i njëjtë.

Vendoseni mishin e marinuar në një tavë dhe futeni në furrë.

Sapo ta keni futur në furrë uleni temperaturën në 230 gradë dhe lëreni mishin e biftekut të piqet për 15-20 minuta. Nëse e preferoni tue pjekur fortë lëreni edhe 5 apo 10 minuta më shumë.

Më pas, fikeni furrën por mos e largoni mishin nga furra lëreni të qendrojë aty të paktën 40 minuta në nxehtësinë e sobës pa e hapur furrën.

Pas 40 minutash temepratura e furrës do jetë ulur dhe mishi do jetë perfekt për t’u shtruar në tryezë. Nëse mishin nuk e keni prerë para gatimit ndajeni në fileto dhe shërbejeni/AgroWeb.org 

SHARE