MACRON BËN THIRRJE PËR “REND DHE QETËSI” NË FRANCË

Presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirrje të enjten për rend dhe qetësi, dhe përpjekje për të adresuar trazirat disaditore rreth Francës që u ndezën nga vrasja e një djali 17-vjeçar nga policia.

Oficeri i policisë i akuzuar për vrasjen me armë zjarri të adoleshentit Nahel Merzouk është në paraburgim me akuzën e vrasjes me dashje dhe një gjykatës në qytetin e Versajës të enjten refuzoi kërkesën e tij për lirim në pritje të hetimeve të mëtejshme.

“Ne të gjithë përjetuam një moment të rëndësishëm për kombin tonë”, tha Macron në qytetin jugor të Pau, ngjitur ne Pirenejet. Ai tha se Franca tani ka nevojë për “rend, qetësi, unitet. Dhe pastaj për të punuar në shkaqet e thella të asaj që ndodhi”.

Ai nuk adresoi se cilat janë ato shkaqe. Udhëheqësi francez ka fajësuar prindërit e rebelëve të rinj dhe rrjetet sociale, duke përfshirë TikTok dhe Snapchat, për nxitjen e dhunës që u përhap në rreth 500 qytete dhe qyteza.

Disa aktivistë, së bashku me banorët e lagjeve me të ardhura të ulëta ku filloi dhuna, thonë se vrasja ishte dëshmia më e fundit e brutalitetit sistematik të policisë dhe diskriminimit racor të paadresuar në Francë. Merzouk ishte me origjinë nga Afrika e Veriut.

SHARE