Me rastin e festes së ardhshme të shtetësisë së Malit të Zi, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale njoftoi se data 13 dhe 14 korrik janë ditë jo pune. “Bazuar në Ligjin për Festat shtetrore dhe Festat e tjera, Dita shtetrore festohet më 13 dhe 14 korrik, ndërsa ditët jopune për këtë festë kombëtare janë: e mërkurë, 13 korrik dhe e enjte, 14 korrik”, njofton Ministria. Mali i Zi feston Ditën e shtetësisë në shenjë kujtimi të 13 korrikut të vitit 1878 kur në Kongresin e Berlinit njihet si shtet i pavarur. Po në këtë ditë në vitin 1941 në Mal të Zi fillon kryengritja kundër fashizmit.