MILLATOVIQ SË SHPEJTI DO TË KETË MUNDËSINË TË NËNSHKRUAJË DEKRETE PËR AMBASADORË

Foto: predsjednik.me

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, së shpejti do të ketë mundësinë që me nënshkrimin e dekretit për emërimin e disa ambasadorëve të propozuar, të konfirmojë përkushtimin e tij ndaj aktiviteteve dhe synimeve të politikës së jashtme të Malit të Zi, tha Ministria e Punëve të Jashtme (MVP).

Në pyetjen se si e komentojnë deklaratën e Millatoviqit se është shqetësues fakti që Mali i Zi nuk ka ende ambasador në NATO, MPJ-ja i tha agjencisë MINA se procedura për emërimin e ambasadorëve, përfshirë shefat e misioneve në organizatat ndërkombëtare, është kryesisht e natyrës së brendshme.

Ata thanë se Qeveria, përkatësisht MPJ, i qaset me themel dhe përgjegjësi emërimit të përfaqësuesve të Malit të Zi në vendet tjera.

„Në këtë drejtim, presidenti së shpejti do të ketë mundësinë që me nënshkrimin e dekretit për emërimin e disa ambasadorëve të propozuar, të konfirmojë përkushtimin e tij të shprehur për aktivitetet dhe synimet e politikës së jashtme të vendit tonë”, thuhet në deklaratën e MPJ.

Nga ai dikaster thanë se janë të sigurt se Millatoviq do ta bëjë këtë, posa të plotësohen kushtet, në një kohë sa më të shkurtër, në përputhje me marrëveshjen nga konsultimet për politikën e jashtme.

“Misioni i përhershëm i Malit të Zi në NATO, i cili përbëhet nga disa diplomatë, funksionon pa probleme në përputhje me rregulloret në fuqi dhe përmbush të gjitha detyrimet dhe detyrat e tij, në frymën e anëtarësimit tonë të besueshëm dhe të përkushtuar në Aleancën e Atlantikut të Veriut”, thanë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

SHARE