Gjatë formimit të klasave për vitin shkollor 2024/25, ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, Angjella Jakshiq-Stojanoviq, u bëri thirrje shkollave që të respektojnë ekskluzivisht rregulloret dhe kriteret pedagogjike.
Siç është bërë e ditur nga ai dikaster qeveritar, këtë e ka thënë ministrja përmes një letre që u ka dërguar shkollave, duke pasur parasysh indikacionet e opinionit se struktura e klasave të nxënësve në disa institucione nuk janë të barazuara.
“Në këtë mënyrë nxënësve të të gjitha klasave do t’u sigurohen kushte të barabarta për pjesëmarrje në procesin arsimor”, njoftoi Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit.