MARKA GLOBALE E HOTELEVE CROWNE PLAZA PO VJEN NË MAL TË ZI

Marka globale e hoteleve Crowne Plaza po vjen në Kollashin dhe Mal të Zi, njoftoi kryeministri Dritan Abazoviq.

Përfaqësuesit e kompanisë Magnum Development dhe operatorit prestigjioz të hoteleve IGH nënshkruan projektin për ndërtimin e hotelit të kompanisë “Magnum Development” – “Crowne Plaza Kollashin”.

“Gjëja më e rëndësishme për zhvillimin tonë të ardhshëm në turizëm është të kemi marka botërore dhe të jemi pjesë e hartës së përgjithshme botërore të turizmit. Shpresoj që tregu dhe mysafirët, të cilët janë shumë të kënaqur me vizitën e tyre në Mal të Zi, të na njohin shumë lehtë. Njerëzit tani po kërkojnë vende unike, ajër të pastër dhe lumenj të pastër, nuk duan turma të mëdha por duan luks që është plotësisht i pajtueshëm me natyrën, dhe mendoj se në këtë moment nuk mund të kishe zgjedhur një vend më të mirë për t’u hapur “Crowne Plaza Kollashin”, tha Abazoviq. 

Ai tha se në Mal të Zi janë më se të mirëpritur të gjithë investitorët, veçanërisht ata kredibilë nga Perëndimi, ndërsa nënshkruesve të kontratës së sotme u premtoi se do të bëjë gjithçka për të lehtësuar procedurat administrative që hoteli të përfundojë në kohë. 

SHARE