MALI I ZI KONFIRMOI STATUSIN E NJË ALEATI TË BESUESHËM DHE SOLIDAR TË NATO-s

Sot më shumë se kurrë jemi dëshmitarë të rëndësisë së stabilitetit dhe sigurisë dhe jemi krenarë që jemi pjesë e familjes euroatlantike, tha kryeministri Dritan Abazoviq me rastin e gjashtë vjetorit të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.

Ai kujtoi përkushtimin strategjik të Malit të Zi për politikën e dyerve të hapura dhe shprehu shpresën se Aleanca do të pasurohet edhe për një anëtar më shumë.

Koordinatori i Ministrisë së Mbrojtjes njëherësh ministër i Punëve të Brendshme, Filip Axhiq, tha se kjo datë është një konfirmim i pjekurisë së shoqërisë moderne demokratike malazeze dhe në të njëjtën kohë garancia më e mirë për ruajtjen e të gjitha vlerave mbi të cilin mbështetet Mali i Zi i sotëm.

Ai vuri në dukje se sivjet 5 qershori po festohet në një moment kritik për stabilitetin ndërkombëtar, në rrethanat e kushteve të dëmtuara drastike të sigurisë në Evropë, si pasojë e agresionit brutal të Rusisë ndaj Ukrainës demokratike.

Ministri theksoi se edhe në këto rrethana të paprecedentë për Aleancën Veriatlantike, Mali i Zi konfirmoi statusin e një aleati të besueshëm, të përgjegjshëm dhe solidar.

SHARE