Foto: Reuters
Nga sot janë rritur çmimet e të gjitha llojeve të karburanteve.
Ministria e Energjisë dhe Minierave ka publikuar çmimet e reja, duke bërë të ditur ndryshimet. Eurosuper 98 dhe 95 janë rritur për 4 cent, duke arritur në 1,65 euro për litër (98) dhe 1,61 euro për litër (95).
Eurodizeli është rritur për 3 cent dhe tani kushton 1,71 euro për litër, ndërsa edhe vaji për ngrohje është shtrenjtuar për 3 cent, duke arritur në 1,81 euro për litër.
Sipas Ministrisë, këto çmime do të jenë në fuqi deri më 26 maj 2026.










