ZGJEDHJET PROPOZOHET TË MBAHEN BRENDA NJË DITE DERI MË 30 TETOR

Deputetet e Kuvendit të Malit të Zi kanë debatuar sot rreth propozimit që të gjitha zgjedhjet lokale në 13 komuna dhe kryeqytet të mbahen brenda një dite. Propozohet që mbajtja e zgjedhjeve në të njëjtën ditë të jetë më datën 30 tetor. Gjithashtu është planifikuar edhe diskutimi për uljen e akcizës për karburantet dhe TVSH-në për ushqimet bazë. Nënkryetari i SD-së dhe deputeti Boris Mugosha theksoi se Qeveria e Malit të Zi e ka pranuar amendamentin e deputeteve të kësaj partie për ndryshimet në ligjin për akcizat, të cilat nënkuptojnë që ulja e akcizës për karburantet në vend të 40 të jetë deri në 50 për qind. Gjithashtu u pranua se kjo masë të zgjasë deri në tre muaj në vend të një muaji.

SHARE