‘SHI’ DRONËSH IRANIANË MBI ODESA / UKRAINA SHKATËRRON 14, INFRASTRUKTURA NË SHËNJESTËR

Rusia lëshoi në rajonin jugperëndimor të Odesës disa dronë të prodhuar nga Irani, duke shkaktuar dëme në infrastrukturën civile, por jo në viktima, tha ushtria ukrainase.

Gjithsej 17 dronë Shahed – që prodhohen nga Irani – u lëshuan në rajonin e Odesës dhe “14 prej tyre u shkatërruan nga forcat e mbrojtjes ajrore të komandës jugore”, njoftuan Forcat Ajrore të Ukrainës.

“Një dron goditi një objekt civil në rajonin e Odesës, duke shkaktuar një zjarr, por nuk pati viktima”, tha Serhiy Bratchuk, zëdhënës i administratës ushtarake.

Në anën tjetër, ushtria tha se luftimet për kontrollin e Bahmutit në rajonin lindor të Donjeckut vazhduan pavarësisht pretendimeve ruse se kanë pushtuar qytetin.

Mbrojtësit ukrainas zmbrapsën 69 sulme ruse gjatë ditës së kaluar, me “betejat më të ashpra që vazhduan në Bahmut, Avdiivka dhe Mariinka”, tha Shtabi i Përgjithshëm.

Një ditë më parë Kievi tha se forcat ruse ishin “shumë larg” nga kapja e qytetit lindor të Bahmutit dhe se beteja po zhvillohej rreth ndërtesës së administratës së qytetit, ku grupi mercenar Ëagner pretendoi se kishte ngritur flamurin rus.

Qyteti i Bahmutit dhe qytetet përreth të rajonit industrial lindor të Donjeckut kanë qenë shënjestra kryesore të sulmeve gjatë 13 muajve pushtim rus në Ukrainë.

SHARE