SHBA-ja I MBYLL DERËN DIALOGUT ME RUSINË: S’KA BISEDIME NË TË ARDHMEN E AFËRT

Pak pasi pasi Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov biseduan shkurtimisht gjatë një takimi të diplomatëve të G20-ës në Indi, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price i uli pritshmëritë për dialog zyrtar të nivelit të lartë mes dy vendeve në një të ardhme të afërt.

“Kjo gjë nuk do të ndodhë”, u shpreh ai.

“Nuk pati asnjë marrëveshje apo konsensus nga ai takim i shkurtër për ndonjë lloj diskutimi pasues. Ata folën për rreth 10 minuta, por nuk pati asnjë shenjë progresi dhe konferenca vetë u mbyll me grupin që nuk arriti pajtim mbi luftën e Ukrainës”, tha Ned Price.

Shefi i diplomacisë amerikane i kërkoi homologut rus që Moska t`i japë fund sa më parë konfliktit dhe i bëri thirrje po ashtu të anulonte vendimin për t’u tërhequr nga traktati për kontrollin e armëve bërthamore, START.

Edhe ministrja e jashtme ruse e konfirmoi bisedën 10 minutëshe mes tyre në fund të seancës me dyer të mbyllura si dhe faktin që nuk u angazhuan në asnjë lloj negociatash.

Sekretari i Shtetit Blinken tha më vonë në një konferencë shtypi se i kishte thënë Lavrovit që të angazhohej në gjetjen e zgjidhjeve diplomatike gjatë takimit të tyre të paplanifikuar në Indi.

SHARE