VUÇIQ DHE BLINKEN BISEDUAN PËR KOSOVËN DHE MARRËDHËNIET DYPALËSHE SERBI-SHBA

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq zhvilloi mbrëmë një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken për situatën në Kosovë, rrugëtimin e Serbisë drejt Bashkimit Evropian dhe marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve. “Bashkëbiseduesit shkëmbyen pikëpamjet e tyre për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës ndërkaq Vuçiq në veçanti potencoi se paqja dhe stabiliteti i të gjithë rajonit dhe e ardhmja e sigurt ekonomike paraqesin qëllimet kryesore për të gjithë ata që jetojnë në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në deklaratën e kabinetit të presidentit serb. Dy bashkëbiseduesit u dakorduan që Serbia dhe SHBA-ja kanë mundësi të shumta për avancimin e partneritetit dhe bashkëpunimit dy palësh në sfera të ndryshme.

SHARE