PUTIN URDHËRON PUSHTIMIN E PLOTË / ULTIMATUMI, USHTRIA RUSE KA KOHË DERI NË MARS

Vladimir Putin raportohet se ka urdhëruar trupat e tij të pushtojnë të gjitha rajonet Donjeskut dhe Luhansk në Ukrainën Lindore deri në mars. Lajmi bëhet me dijë nga zyrtar i lartë i inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës për Kyiv Post. Andriy Chernyak, kreu i Inteligjencës tha se tashmë ka indikacione se Rusia po përgatitet për një përpjekje të re për të pushtuar plotësisht Donbasin në lindje të vendit. “Ne kemi vënë re se forcat pushtuese ruse po ridislokojnë grupe, njësi, armë dhe pajisje ushtarake shtesë në lindje,” tha ai për Kyiv Post. “Sipas inteligjencës ushtarake ukrainase, Putin ka urdhëruar pushtimin e territoreve të rajoneve Donetsk dhe Luhansk deri në mars”. Pas dështimit për të pushtuar Kievin, siç parashikohej në planin e tij fillestar, Putin e zvogëloi objektivin e tij të luftës. Në një intervistë në fillim të javës, këshilltari i Zelenskyi, Mykhailo Podoliak shprehu besimin e tij se ofensiva e Donbasit tashmë ka filluar dhe Rusia mund të ndërmarrë veprime më të gjera në pranverë. Nga ana e tij, megjithatë, kapiteni i forcave të armatosura të Ukrainës, Viktor Tregubov, thotë se urdhri i Putinit është jorealist. Pas kapjes së Bakhmutit, ushtria ruse do të duhet të përshkojë një distancë të konsiderueshme për të pasur sukses dhe do të përballet me probleme me komunikimin dhe furnizimin”, tha ai.

SHARE