ABAZOVIQ: RRITJE E PAGAVE PËR MËSIMDHËNËSIT, ZYRTARËT E MPB-së, MBËSHTETJE E RE PËR PENSIONISTËT

Kryeministri në mandatin teknik Dritan Abazoviq tha se 13.893 mësimdhënës dhe 4.397 zyrtarë të MPB-së do të kenë rritje të pagave. “Është vetëm fillimi, sepse pjesa tjetër e administratës shtetërore do të ketë rritje të pagave sapo Sindikatat të nënshkruajnë Marrëveshjen Kolektive të Degës – Qeveria ka bërë punën e saj. Mbështetje të re ka edhe për pensionistët! Mali i Zi është në rrugën e duhur”, tha Abazoviq. Ai paralajmëroi rritje të pensioneve nga 20 shkurti dhe tha se pensionistët mund të llogarisin edhe në shtesa gjatë pranverës. “Ne po mendojmë për ju, po mundohemi të ndihmojmë të gjithë ata që punojnë për të mirën e shtetit të Malit të Zi në të gjitha mënyrat e mundshme. Qeveria do ta bëjë këtë në vazhdimësi dhe të gjithë mund të presim me padurim të ardhurat e ardhshme”, tha Abazoviq.

SHARE