SHPORTA E KONSUMATORIT 2.000 EURO, PRODUKTET USHQIMORE U RRITËN ME 3.2 PËR QIND

Sipas hulumtimit të Unionit të Sindikatave të Lira, në tremujorin e tretë të këtij viti, shporta e konsumatorit në Mal të Zi arrin në 2.000 euro, që pjesërisht është pasojë e rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore.

Jellena Mitroviq, koordinatore e shportës së konsumit sindikal, tha se shporta e konsumatorit për tremujorin e tretë është 2.000 euro.

“Krahasuar me të tjerët ka një rritje prej 130 euro. Në këtë periudhë kemi shënuar ndryshime në pesë kategori: produkte ushqimore, qira, banim, shërbime komunale, arsim, kulturë dhe pushime”, tha Mitroviq në konferencën për media.

Marko Subotiq ka thënë se çmimet e produkteve ushqimore janë rritur për 20 euro.

„Domethënë me 3.2 për qind. Ndarja për banim dhe komunale është rritur për 40 euro, ndërsa shpenzimet janë rritur me 15 euro ose 6.67 për qind për arsim dhe kulturë, që tani kapin vlerën 130 euro. Ka edhe rritje prej 25 për qind të shpenzimeve për pushimet verore”, tha Subotiq.

SHARE